INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Messi në stol, Valverde: Është përgjegjësia ime, ja pse mora këtë vendim

Messi në stol, Valverde: Është përgjegjësia ime, ja pse mora këtë vendim

Publikuar më: 20:02 29-09-2018

Pas barazimit në shtëpi 1-1 ndaj Athletic Bilbao-s, Ernesto Valverde ka mbrojtur vendimin e tij për të lënë në stol Lionel Messi-n. Tekniku i Barcelonës është shprehur se ka menduar vetëm për të mirën e skuadrës së tij, megjithëse përpjekja e 54-vjeçarit për të bërë rotacion në skuadër, rezultoi të ishte e gabuar. Katalanasit morën vetëm 1 pikë përballë një ekipi që kishte 14 ndeshje radhazi pa fituar.

“Kur marr një vendim, mendoj atë që është më e mira për skuadrën time. Tifozët janë të lirë të japin mendimin e tyre, por unë duhet të mendoj për të mirën e ekipit tim. Është përgjegjësia ime absolute. Kemi 4 ndeshje në 10 ditë dhe mendova që Leo dhe Busquets duhej të pushonin, duke e ditur se kemi një ndeshje shumë të vështirë të mërkurën. E dija që ishte një vendim i rrezikshëm”, - tha Valverde në përfundim të ndeshjes.

Skuadra e Valverde-s nuk fiton prej tri ndeshjesh, duke rrezikuar edhe kreun. Sipas spanjollit, ai tashmë e ka identifikuar se ku qëndron problemi dhe se do të përpiqet që ta përmirësojë atë në ndeshjet në vazhdim.

 

Article Logic
Execution time: 0.003972053527832