INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eurostat për azilkërkuesit shqiptarë. Të tetët për aplikime në BE, vendi më i preferuar ...

Eurostat për azilkërkuesit shqiptarë. Të tetët për aplikime në BE, vendi më i preferuar ...

Publikuar më: 13:43 24-12-2018

Shqipëria renditet në vend të tetë lidhur me numrin e azilkërkuesve që kanë aplikuar në vendet e Bashkimit Europian gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, sirianët zënë vendin e parë për aplikimet për azil në vendet europiane me 14%, të ndjekur nga afganët me 8% dhe irakianët me 7%. Shqiptarët zënë 3% të aplikimet për azil gjatë tremujorit të tretë të 2018. Kërkesat më të larta për azil të shqiptarëve u regjistruan në Francë me 38%. 1835 persona kanë kërkuar strehim në këtë vend. Ndërkohë 830 shqiptarë kanë kërkuar azil në Greqi dhe 635 në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave të Eurostat, 146 mijë azilkërkuesë kanë aplikuar për herë të parë, për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Kërkesat për azil pësuan rritje prej 4% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, kur u regjistruan 141.700 aplikantë. Numri më i madh i aplikantëve për herë të parë u regjistrua në Gjermani me 42 000 e ndjekur nga Franca me  27 200  apilikime dhe Greqia  me 16,700. Në tremujorin e tretë të vitit 2018, 37% e vendimeve të shkallës së parë për aplikimet për azil të marra nga vendet anëtare të BE ishin pozitive.

Article Logic
Execution time: 0.0038959980010986