INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EUROSTAT, Shqipëria në vendet kryesore në rajon për çmim të lartë energjie

EUROSTAT, Shqipëria në vendet kryesore në rajon për çmim të lartë energjie

Publikuar më: 16:03 27-11-2018

Eurostat ka publikuar të dhënat mbi çmimet e energjisë elektrike për KWh për familjet gjatë gjashtë mujorit të parë të 2018-s.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi ka çmimin më të lartë të çmimit të energjisë për konsumin e familjeve me 0.1 euro për KWh .
Me pas renditen Bosnje Hercegovina dhe Shqipëria me përkatësisht 0.085 dhe 0.084 euro për KWh .

Ndërsa Kosova ka çmimin më të ulët në rajon, me 0.059 euro për KWh . Në vendet e tjera të rajonit çmimi i energjisë për familjet është rreth 0.07 euro për KWh (përfshirë dhe taksat).
Sipas Monitor, në Europë çmimi mesatar i energjisë për familjet për KWh është 0.2 euro gjatë gjysmës së parë të 2018-s.

Article Logic
Execution time: 0.0045309066772461