INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

A do të rritet çmimi i cigareve në 2019?[VIDEO]

Publikuar më: 10:24 02-11-2018

Çmimi i cigareve mund të rritet, pasi qeveria ka propozuar të rrisë ndjeshëm akcizën e duhanit në kuadër të paketës fiskale të vitit 2019. Në projektligjin e paraqitur në Kuvend synohet ndryshimi i nivelit të akcizës për produktin e duhanit të grirë, purot, cigarillos dhe cigaret me zëvendësues duhani dhe shtimin e një produkti të ri “duhan me ngrohje”.

Ligji aktual, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë ” të ndryshuar, ka parashikuar për kategorinë “Duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësuesit e duhanit”, nivelin e taksimit në masën 4.400 lekë/kg. Kurse me anë të këtij projektligji, propozohet që për këtë kategori niveli i akcizës të rritet në masën 6.000 lekë/kg.
Ky propozim bëhet me qëllim përafrimin apo barazimin e taksimit të produkteve të kësaj kategorie me kategorinë “Cigare që përmbajnë duhan”, ku propozohet që niveli i taksimit të bëhet 6000 lekë/kg, në të njëjtën masë të parashikuar në kalendarin e taksimit të cigareve më 1 janar 2019.
Referuar të dhënave për shtetet Kosovë dhe Maqedoni, rezulton se për këto dy kategori, niveli i taksimit për njësi konvencionale është i njëjtë.

Në projektligj thuhet se kjo masë u morr me qëllim përafrimin e mëtejshëm me Direktivën e BE-së, e cila përcakton nivelin minimal të akcizës për duhanin e grirë të paktën 60 euro për kg, riskedulimi i rritjes siguron një politikë të qëndrueshme taksimi sipas standardeve të BE-së. Po kjo rritje do të rëndojnë xhepat e shqiptarëve, të cilët në fakt janë ndër popujt europianë, që konsumojnë mbi nivelin mesatar cigarete dhe se në Shqipëri ka në total rreth 753 mijë duhanpirës, nga të cilët 651 mijë janë meshkuj. Edhe sëmundshmëria në vendin tonë për shkak të duhanpirjes masive është rritur. Janë përhapur më shumë alergjtë, astma bronkiale dhe kanceri. Madje një nga sëmundjet respiratore që lidhet me duhanpirjen, tuberkulozi, në Shqipëri shfaq shifra relativisht të larta krahasuar me vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939