INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëkundjet e tërmetit nuk ndalen! Ja ku ra një tjetër i fortë…[FOTO]

Lëkundjet e tërmetit nuk ndalen! Ja ku ra një tjetër i fortë…[FOTO]

Publikuar më: 10:18 02-11-2018

Tërmetet prej më shumë se dy javësh nuk i ndahen Greqisë. Shërbimi Sizmiologjik i Greqisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjësit raporton se ka pasur më shumë se dhjetë lëkundje tërmeti 3-4 ballë të regjistruara në zonë detare në detin Jon si dhe një tërmet prej 4.6 ballës të shkallës Rihter në Zakinthos në orën 4:33 min të së premtes në mëngjes.

Sipas informacioneve të para, tërmeti ra në thellësinë 10 km dhe u ndie deri në Athinë.
Ky është tërmeti i tretë i fortë që godet Zakinthos brenda dy javëve. Më 26 tetor, ra një tërmet 6.8 ballë, që solli çarje të tokës dhe shkatërrimin e disa godinave të vjetra; më 30 tetor po ashtu ra një tjetër tërmet 5.3 ballë. në të dy rastet si dhe sot të tretin, tërmeti ka qënë në zonë detare, në thellësitë e detit Jon.

termet.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003309965133667