INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojërat e fatit. Jep dorëheqjen ministrja [FOTO]

Lojërat e fatit. Jep dorëheqjen ministrja [FOTO]

Publikuar më: 10:15 02-11-2018

Lojërat e fatit duket se po tërheqin vëmendje në vendet evropiane. Edhe Britania e Madhe është lëkundur pikërisht për këtë shkak. Qeveria e kryeministres britanike, Theresa May, humbi një tjetër aset të sajin, me ministren e Sporteve që dha dorëheqjen këtë të enjte për shkak të një mosmarrëveshjeje me në qendër lojërat e fatit.
Ministrja për Sportin dhe Shoqërinë Civile, Tracey Crouch dorëzoi dorëheqjen e saj, pasi projektbuxheti i prezantuar nga qeveria e shtynte për më vonë reduktimin e planifikuar të shumës maksimale të lejuar për t’u luajtur në makineritë e lojërave elektronike, nga 100 paund në vetëm 2 paund (2.3 euro apo 2.6 dollarë).
“Me shumë zhgënjim më duhet të njoftoj se jam dorëhequr nga një prej posteve më të mira në qeveri. Politikanët shkojnë e vijnë, por parimet mbeten aty përgjithmonë”, shkroi në Twitter ish-ministrja Crouch.

ministja_angleze.jpg

Qeveria e shtyu këtë masë për në tetorin e ardhshëm, në vend të prillit që ishte parashikuar dhe një afat i mbështetur edhe nga ministrja Crouch, në mënyrë që t’i jepte më shumë kohë Thesarit të hartonte një taksë të re mbi lojërat e fatit që do të mund të kompensonte humbjet e të ardhurave në buxhet.

Qeveria e Theresa Mayt ka pësuar një seri goditjesh, me dorëheqje të dhëna më herët edhe për shkak të negociatave të vështira me Bashkimin Europian mbi kushtet e shkëputjes së Britanisë nga blloku, në mars të vitit 2019.

Article Logic
Execution time: 0.0041859149932861