INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojërat e fatit marrin fund. Braçe kërkon respekt për deputetët, u përballen me...

Lojërat e fatit marrin fund. Braçe kërkon respekt për deputetët, u përballen me...

Publikuar më: 11:13 23-10-2018

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miraton projektligjin i cili parashikon mbylljen e basteve sportive dhe basteve për garat në pistë më 31 dhjetor 2018 dhe ndërprerjen e të gjitha kërkesave për licencë.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë lajmëroj se ky projektligj do të kalojë për votim ditën e enjte në sallën e Kuvendit. Edhe gjatë shqyrtimit të nismës në komisionin përgjegjës, Braçe ngriti shqetësimin e presionit që kanë deputetët për këtë nismë.
Erjon Braçe:
“Jashtë kësaj salle mund të duket e thjeshtë që këtu 11 burra dhe gra ngrenë dorën kundër këtij aktiviteti. Por këta njerëz kanë provuar presionin kriminal të segmenteve të caktuar që administrojnë sot aktivitetin e lojërave të fatit, sot meritojnë një respekt për votimin e kësaj nisme”.
Ndërsa për kritikët në radhët e politikës, Erjon Braçe kishte këtë përgjigje.
Erjon Braçe:
“Mbyllet gjithçka. Dhe pretendimi që po kalojmë tek të tjerët bie, mbyllet gjithçka... bastet,sallate bingove online etj”.
U miratua dhe propozimi për ndalimin e reklamave të basteve sportive audiovizive dhe tek media e shkruar

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877