INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha i përgjigjet Donald Lu për “Al Capone”, Braçe kundërpërgjigjet

Berisha i përgjigjet Donald Lu për “Al Capone”, Braçe kundërpërgjigjet

Publikuar më: 14:19 08-09-2016

Deklarata e Ambasadorit Amerikan Donald Lu, kur foli për kriminele e për “Al Capone”, ka nxitur debat në sallën e kuvendit shqiptar. I pari që foli për këtë çështje ka qënë ish kryeministri Sali berisha, I cili lidhjen e Al Capones e sheh direkt me kryeministrine  evendit Edi Rama.
Sali Berisha:  
“Dje Ambasadori amerikan foli për Al Capone dhe Amerikën e viteve 20-të. Ndryshimi prapë është shumë i madh. Presidenti i viteve 20-të nuk kishte asnjë lidhje me Al Caponen. Qëndronte si shtyllë e pamposhtur e besimit të amerikanëve. Këtu Al Capone është ushtar i super Al Capones , i Edi Ramës. Kjo është fatkeqësia jonë. Këtu Al Capone është Kryeministër. Përdor fuqinë e ekzekutivit për të fuqizuar dhe pushtetëruar krimin”.
Erjon Braçe i është kundërpërgjigjur Sali Berishësh me tonë jo të buta, madje i bëri një pyetje të drejtpërdrejtë.
Erjon Braçe:
“Deklarata e Ambasadorit ishte shumë e fortë, por zotëria ta citojë fjalë për fjalë deri në fund. Ambasadori sjell në vëmëndje një bandit që ka kryer krime përfshirë vrasje, trafik droge, trafik të qënieve njerzore, e që është arrestuar vetëm kohët e fundit. Një pyetje kam unë, si ka mundnsi që në 8 vite ky njeri nuk u dënua asnjëherë. Siç konfirmohet nga deklarata e djeshme, aktiviteti i tij kriminal ka qënë i shtrirë në kohë. Unë mbaj mend zgjedhjet e 2011 unë e kam pasur përballë. Pse nuk e arrestove? Ndaj them mos i besoni sepse Sali Berisha është mashtrues”.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834