INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: Të anullohen rezultatet për në Universitete. Reagon ashpër Braçe

Berisha: Të anullohen rezultatet për në Universitete. Reagon ashpër Braçe

Publikuar më: 13:26 08-09-2016

Sali Berisha kërkon ngritjen e një komisioni dhe anullimin e rezultateve për maturantët në Universitete, në kohën kur gjimnazistët të cilët nuk kanë mundur të fitojnë asnjë nga 10 aplikimet në universitet. Në fjalën e tij në sallën e kuvendit, Ish Kryeministri Berisha tha se ky është një krim që po i bëhet të ardhmes së vendit dhe jo vetëm këtyre të rinjëve. Qëllimi sipas tij është i qartë, oriontimi i gjimanazistëve më të mirë drejt universiteteve private.
Saili Berisha:
“Thirrje me urgjencë të ngrihet Komisioni për të anuluar praktikën ultra korruptive të ndjekur nga Edi Rama për pranimet universitare. Thirrje sektori privat, largoni tentakulat nga qeveria.  Ju qëndroni prapa saj se keni gjetur një të korruptuar si Edi Rama dhe kjo ndrikulla këtu”.
Sali Berisha thotë se studentët nuk mund të pranojnë në asnjë mënyrë këto rezultate, ndërsa ofroi mbështetjen e opozitës për çdo hap që ata do të ndërmarrin.
Sali Berisha:
“Maturantë ju duhet të luftoni, jo vetëm për vete por për të ardhmen e vendit. Ne do tju mbështesim fuqimisht sepse ky është një akt i rëndë që po i bëhet vendit”.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetit socialist Erjon Braçe, i cili nga foltorja e kuvendit hopdhi poshtë akuzat e ish kryeministrit. Gjithashtu deputeti Braçe kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore për ti dhënë përgjigje çdo maturanti që ka ankesa për rezultatet.
Edhe Braçe
Të ndihmojmë secilin nga ata maturantë. Pro në qoftë se ka një njeri që nuk duhet të flasë për këtë çështje është Sali Berisha. Unë jam prind vetë, kam një vajzë, por kurrë nuk do ti jepja tel në dorë që të fliste me Sali Berishën për një hall si ky. Sepse Berisha nuk zgjidh ankthin e atyre maturantëve, sepse Berisha ka vetëm një përgjigje: “E ka fajin Edi Rama”. Kjo fjali nuk ju zgjidh hallin, kjo fjali e thënë nga Sali Berisha, nuk ju zgjidh hallin tuaj.
Kërkoj angazhim maksimal nga qeveria, nga ministria, nga çdo rektor të zgjedhur, për ti dhënë përgjigje përfundimtare çdo maturanti që ka aplikuar. Është e turpshme dhe e neveritshme që PD, me një fakt që e ka një fund, regjistrohen ata që kanë fituar dhe më pas fillon procesi për të gjithë ata që kanë aplikuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768