INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj ka një këshillë për prindërit: Më shumë shpenzime për fëmijët se për makinat!

Veliaj ka një këshillë për prindërit: Më shumë shpenzime për fëmijët se për makinat!

Publikuar më: 11:33 08-09-2016

Gjatë një takimin të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj me administratorët e Tiranës, dha një këshillë për prindërit. Ai tha se referuar një studimi për shpenzime e shqiptarëve këta të fundit harxhojnë më shumë para për makinat se për fëmijët.
“Do ishte normale të mendohej se më shumë para shpenzoheshin për fëmijët, për evlatin, për dritën e dyve, por nuk ndodh kështu”, - tha Veliaj.

Sipas tij pjesa më e madhe e shpenzimeve ikën për makina
“Dakort dje ra shi, po ditët e tjera që s’ka shi? Me makinë, nga kafja në kafe, për të blerë bukën. Sot kemi proleme me obezitetin, çdo gjë me makinë. Nëse themi ne shqiptarët para çdo gjëje vëmmë fëmijën, hajt të shohim ku po i çojmë paratë dhe gjithë ky dedikim për makinat.” u shpreh Veliaj.

Krybashkiaku Veliaj sqaroi se dhe gjendja në sheshin ‘’Skëndërbej’’ është normalizuar pas ngërçit të krijuar në trafik ditën e djeshme si pasojë e reshjeve të shiut dhe punimeve që po kryen në shesh për ta kthyer në pedonale.

Ai dhe një mesazh për opozitën:
‘’Nuk keni parë gjë më historinë e lodrave, çfarë do të shikoni me histerinë e sheshit Skëndërbej. Kur sheshi të ketë mbaruar rezultati do jetë i njetjtë. Do të jetë shumë zhurmë për asgjë sepse rezultati nuk mund të kundërshtohet. Biles me këtë projekt do të merren më shumë, pasi do të ndërtohet për një kohë më të gjatë se këndi i lodrave. Por fokusi ynë do të jetë vetëm puna, ne nuk merremi me llafe”.

Krybashkiaku gjithashtu foli për fillimin e vitit të ri shkollor. Ai falenderoi të gjitha ata që kontribuan që çdo shkollë në Tiranë të ketë një pamje tjetër në këtë fillim viti shkollor për të gjithë nxënësit.

Article Logic
Execution time: 0.0035932064056396