INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen reagimi i parë nga PS. Ja kush i dështoi negociatat [FOTO]

Vjen reagimi i parë nga PS. Ja kush i dështoi negociatat [FOTO]

Publikuar më: 11:25 17-05-2017

Pas dështimit të negociatave gjatë ditës së martë, ishte opozita ajo që deklaroi se ka pranuar paketën McAllister. Dhe një ditë më pas ka ardhur reagimi i parë nga radhët e Partisë Socialiste. Është Erion Braçe, i cili në një postim të gjatë në facebook jep arsyet se përse nuk u arrit një marrëveshje. Deputeti socialist thotë se shkak për mosarritjen e kompromisit është Lulzim Basha.
Ejon Braçe në facebook:
“GËNJESHTRAT TË JANË KTHYER NË HALL!
JANË HALLET E TUA AMA, JO TONAT!
Për shkak të Lylzim Bashës, në këtë vend, gënjeshtra konsiderohet si normalitet, mund të thuhet pa teklif e për pasojat që vijnë prej saj, detyrimisht duhet të angazhohen të tjerë për të gjetur zgjidhje.
Ja përshembull;
I ka gënjyer të gjithë në partinë e tij dhe nder aleatë, për paketën Mc'Allister dhe paketën Rama të lëshimeve ndaj tij;
Për ta bërë më të besueshme gënjeshtrën, i pështyu të dyja paketat fort sa si mbeti pika e lëngut në trup.
Tani ka nxjerrë llapën e po i lëpin po aq fort sa po përmbytet në ujra dhe po e zë igrasia.
I do të dyja bashkë tani, por me gënjeshtrat e tij brenda në dokumente edhe pse ato nuk ekzistojnë kund.
I gënjeu të gjithë për Datën e Zgjedhjeve, në partinë e tij dhe ndër aleatë;
I mbajti jashtë procedurave kushtetuese zgjedhore, nuk i la të regjistroheshin, nuk i la të organizoheshin e bëheshin gati për zgjedhje deri tani në fund, i nxori jashtë afateve, duke i gënjyer për datën e zgjedhjeve, ndërkohë vetë ka tre muaj që bën fushatë elektorale.
Në të dyja paketat, nuk ka asnjë rresht për shtyrjen e zgjedhjeve.
Ndërkohë, në çdo takim, PS ka patur qëndrimin e qartë e të vendosur, për të respektuar afatin kushtetues të zgjedhjeve, përcaktuar me dekret të pandryshueshëm të Presidentit të tyre Bujar Nishani.
I ka gënjyer të gjithë, veçanërisht aleatët për koalicionet, futjen e krerëve të partive aleate në listën e PD, ndërkohë që secili prej tyre ka pretendimin të jetë më i madh se 1 dhe po ja përplas në fytyrë këtë;
I mbajti edhe për ketë jashtë procedurave zgjedhore, qëllimisht e dogji afatin e regjistrimit te koalicioneve deri sa loja nisi me rregullat në fuqi e të pandryshueshme kur një palë është në fushë, në zgjedhje dhe pa koalicion.
Tani gënjeshtrat e tij i janë kthyer në hall!
Janë hallet e tij.
Në nuk mund të zgjidhim hallet që budallai i Tiranës i krijon me qef pas çdo gënjeshtre qe ju thotë të gjithëve me po kaq qef!
#18qershor #datakushtetuese #skashtyrjepertejKushtetutes #genjeshtrateLylithallitij #nenukzgjidhimhalleteLylit

 

braceeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.png

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373