INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat, kryeministri belg Michel: Nuk vëmë qerren para kaut. Rama ftesë opozitës

Negociatat, kryeministri belg Michel: Nuk vëmë qerren para kaut. Rama ftesë opozitës

Publikuar më: 17:48 23-04-2018

‘Nuk mund të vëmë qerren përpara kaut’ përmes kësaj batute kryeministri Belg Charles Michel në krah të kryeministrit Rama ka paralajmëruar Shqipërinë se do të na vëzhgojnë deri në muajin qershor, kur pritet të jepet vendimi final nga Këshilli i Europës për rekomandimin mbi hapjen e negociatave.

Kjo shpjegon dhe arsyen se përse Belgjika ende nuk ka ende një vendim për sa i përket rekomandimit për shqipërinë.

‘Nuk mund të them tani vendim zyrtar, pasi Belgjika do të shprehet në qershor. Por ne dëshirojmë që të vazhdojnë përpjekjet për afrimin me bashkimin evropian. Të thellohen reformat dhe të thellohen përpjekjet

brenda Shqipërisë dhe të merren parasysh përgjegjësitë dhe zbatimi i reformave’ u shpreh Michel.

I vetëdijshëm për sfidat e vështira që ka vendi Kryeministri Edi Rama se do të ishte mirë që politika tëgbëhej bashkë dhe të lobojnë për celje e negociatave.

Kryeministri Rama u pyet nga mediat belge edhe për sa i përket idesë së bashkimit të shqiptarëve duke thënë se kjo do të ndodhë nën ombrellën e BE-së.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105