INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siguracionet e makinave: Erjon Braçe akuza të forta AMF

Siguracionet e makinave: Erjon Braçe akuza të forta AMF

Publikuar më: 10:51 26-08-2016

Pak ditë më parë në media u publikua lajmi se çmimi i siguracioneve të makinave do të rritet. Por ky lajm nuk ka klaluar në heshtje nga Kreu i Komisiuonit të Ekonomisë Erjon Braçe. Nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetin social facebook, Braçe ka lëshuar akuza të forta ndaj Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Braçe thotë se rritja e çmimit të policave të sigurimit është pasojë e ligjit të vitit 2011 dhe se ka kërkuar që ky ligj të ndryshojë. Po pikërisht për këtë ligj thotë deputeti socialist, maxhoranca i ka kërkuar AMF që të sjellë amendimet në ligj që në shtator të 2015.
E në kushtet e mungesës së amendimeve ligjore, Braçe thotë se ka një tjetër arsye se përse AMF nuk ka sjellë këto ndryshime. Duke theksuar se sistemi bonus-malus përmbys sistemin e sotëm abuziv por që ju pëlqen kompanive të sigurimit.
Erjon Braçe:
“Ka shkaktuar shqetësim, madje dhe irritim, sjellja e përsëritur e kompanive të sigurimit, në rritjen e vazhdueshme të çmimeve të policave të sigurimit për mjetet motorike.
AMF duhet ta sillte në Kuvend në shtator 2015! Nuk e ka bërë! Kam arsyet e mia që e gjitha është tërësisht abuzive dhe e lobuar.
Për tua thënë troç;
KJO VONESË ËSHTË TËRËSISHT E PAJUSTIFIKUAR!
Unë kam arsyet e mia të them se kjo vonesë është edhe abuzive, në linjen që u përshkova me lart- dërgimi i projektligjit nga ekzekutivi i AMF për miratim në Bord dhe më pas në Kuvend”.
Ndërkohë deputeti socialist Erjon Braçe paralajmëron AMF-në, kur thotë se Komisioni i Ekonomise ka në proçes analizën e punës së AMF. Braçe paralajmëron se kjo çështje do të rëndojë shumë fort mbi këtë institucion.
Erjon Braçe:
“Komisioni i Ekonomisë ka në proces analizën e punës së AMF; e ka nisur nga raporti i veprimtarisë së institucionit për vitin 2015.
Ju them sot se;
MOSPËRMBUSHJA E DETYRIMEVE TË VENDOSURA NË REZOLUTË NGA KUVENDI PËR AFM, DO TË RËNDOJË SHUMË FORT.
As unë e as komisioni, nuk mund të mbajë më, përgjegjësinë e një institucioni, të cilit, i kemi dhënë të gjithë fuqinë dhe pavarësinë për të bërë detyrën në shërbim edhe të qytetarëve në këtë vend dhe, nuk e bën”.

Article Logic
Execution time: 0.0039780139923096