INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja paralajmëron izolim total të të bugosurve të rrezikshëm

Ministrja paralajmëron izolim total të të bugosurve të rrezikshëm

Publikuar më: 15:59 27-11-2018

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ishte e pranishme sot në Komisinin e Ligjeve ku u diskutua për të dënuarit dhe të paraburgosurit. 

Ministrja është shprehur se krimi është luftuar por njëkohësisht është sofistikuar. Ndërsa sa i përket të burgosurve që kanë kryer vepra të rënda penale, ministrja ka paralajmëruar ndryshime në ligj.

“Lufta kundër krimit është intensifikuar. Grupet kriminale janë goditur. Por krimi bëhet më i sofistikuar. Është konstatuar se elementë kriminal edhe pse të burgosur, vijojnë komunikimin me jashtë. Ndyshimet në ligj, parashikojnë regjim të posaçëm, si ai italian”, është shprehur ministrja Gjonaj. “Nëse një person do arrestohet per vepra të rënda penale, vendoset në regjim të posaçëm për të parandaluar kontaktet me organizatën kriminale apo edhe elementë të tjerë brenda burgut. Regjimi nuk mund të jete më i gjatë se 1 vit”, tha Gjonaj.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156