INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Veliaj takon banorët e Astirit, flet edhe për ‘shpellarët’

Erion Veliaj takon banorët e Astirit, flet edhe për ‘shpellarët’

Publikuar më: 15:05 27-11-2018

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka pritur në zyrë një përfaqësi të banorëve të Astirit, banesat e të cilëve do të shemben pasi kalon gjurma e projektit të Unazës së madhe. Ky ishte një moment i mirë për kryebashkiakun për të sqaruar dhe etiketimin “shpellorë”.

Erion Veliaj:
"Po të jetë për shpellarë jam unë ja 3 herë më shumë se ty. Por thirrja është ti mbajmë partitë larg. I ka dhënë kryeministri 5 ditë administratës dhe ata i ke në Holandë. Kur e quaj një parti shpellarë se përdor taktika të dhunshme ... nuk tërhiqem. U shofshin të gjithë partitë që përçajnë njerëzit. Nuk kërkohet takimi duke djegur goma para bashkisë. Kush ka sot gatishmërinë që të takohet? Nëse është rast ARRSH-je tako Afrimin, nëse është rast social hajde ta zgjidhim. Sipas kategorisë. Vetëm na bëni listën e na tregoni.
Veliaj bëri të ditur edhe një herë se për të gjithë ata që s’kanë mundësi ekonomike Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion disa zgjidhje nga paketa e saj sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te strehimi në banesa sociale.
Erion Veliaj:
“Ata që u prishën dje ishin mbi ujra të zeza, tek kanali i m .." Kush është hallexhi, kush është pa lekë, kush është pa legalizim, si rasti i 2 familjeve që lëvizën mbrëmë, e pashë familjen e parë, do shkoj ta takoj prapë, kishin bo shtëpi me kushtet, me një jetë shumë të vështirë te kanali i ujërave të zeza. Brenda në shtëpinë që u prish mbrëmë, te dy të parat, ishte puseta e ujërave të zeza. Kishin vënë qilimin sipër, tavolinën sipër qilimit dhe jetonin mbi kapakun e ujërave të zeza. Sot janë te banesat sociale, por prapë më mirë që u prish ajo gjëja pa leje mbi kolektor dhe sot kanë një shtëpi të cilën mund ta mbajnë pafundësisht. Bonusi i qirasë cash është 3 vjet, po edhe atë mund ta rrisim, po banesa sociale gjithë jetën. Do të thotë që jemi përgatitur që për të gjithë këtë kategori si dy shtëpitë që u prishën mbrëmë, si dy shtëpitë që u prishën sot në mëngjes, si dy shtëpitë që do të prishen tani në drekë që hyjnë te kategoria që as kishin bërë letra legalizimi, as kishin certifikatë pronësie, as kanë thjesht me fut kokën diku, sot e kanë fut kokën në një vend shumë më të mirë, me punonjëse sociale, me mensë sociale, me restorant, me të gjithë shërbimet që iu ofron në atë zonë”.
Ai i bëri edhe një premtim tjetër banorëve që banesat i kanë të regjistruara se përveç shpronësimit do t’u sigurohet edhe leje ndërtimi nëse ata kanë tokë tjetër për të ndërtuar.

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227