INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi thirrje studentëve: Nuk mund të mbajmë dreqin brenda, është…

Kryemadhi thirrje studentëve: Nuk mund të mbajmë dreqin brenda, është…

Publikuar më: 15:21 06-01-2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje studentëve të Elbasanit që t’i bashkohen protestës së studentëve, duke shtuar se ajo nuk duhet të ndalojë deri në plotësimin e 8 kërkesave. Sipas saj, Rama është një dreq që nuk duhet mbajtur brenda sepse dreqi brenda është mallkim për shqiptarët.

“Protesta e studentëve nuk do ndalojë deri në plotësimin e 8 kërkesave. Studentët nuk protestojnë vetëm për vete, por edhe për familjarët që sakrifikojnë për shkollimin e tyre. Dua që t’i shtrini dorën të gjithë të rinjve për të marrë pjesë në protestën e nesërme. Nuk ka të bëjë me thirrjen e LSI, por të një gruaje që lufton për fëmijët e vet. Çdo shqiptar do ta bënte këtë për fëmijët e vet. Nuk mund të mbajmë dreqin brenda, pasi dreqi brenda është mallkim për shqiptarët. Më mirë pa kryeministër se me Ramën kryeministër. Të bashkohemi për të përmbysur këtë të keqe te madhe. E keqja e madhe nuk është PS, por Edi Rama” u shpreh Kryemadhi.

Ndërkohë, ajo tha se në partinë e Ramës nuk ka më socialiste dhe se aty kanë mbetur vetëm 2 persona që nuk kanë në dorë asgjë.
“Më gjeni një socialist në qeveri. Dy janë; Erion Braçe dhe Pandeli Majko, njerëz që nuk kanë asgjë në dorë. Njerëzit që vuajnë sot më shumë dhe janë më të diskriminuarit janë socialistët, prandaj ne duhet t’i hapim dyert e partisë”, tha ajo.

Nga Elbasani Kryemadhi i kërkoi Edi Ramës që të ulë tarifat dhe të zhvillojë infrastrukturën sidomos për studentët në rrethe, të cilët janë më të diskrimuar se ato në kryeqytet për shkak të kushteve të vështira që studiojnë dhe punojnë.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0083808898925781
    array(1) { ["section"]=> string(73) "kryemadhi-thirrje-studenteve-nuk-mund-te-mbajme-dreqin-brenda-eshte-83590" }