INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Situatë emergjente, të rinjtë po largohen për shkak të Ramës

Kryemadhi: Situatë emergjente, të rinjtë po largohen për shkak të Ramës

Publikuar më: 12:22 01-12-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim me strukturat e LRI-Së, tha se mijëra të rinj po largohen çdo ditë nga vendi pa e kthyer pas.

Ajo u shpreh se Shqipëria ndodhet në një situatë emergjente, e për këtë bëri fajtor kryeministrin Edi Rama.

“Mbi 9000 maturantë elitarë kanë kërkuar të ikin nga Shqipëria. Kjo është një fatkeqësi që na ka rënë, ka rënë një sëmundje e madhe dhe e rrezikshme, mungesa e besimit, mungesa e shpresës.

Kemi shumë të rinj e të reja që duan të ikin pa e kthyer kokën pas, ne nuk do të kemi më mjekë, juristë, mësues Ju keni përballuar të gjithë protestat, në këtë hark kohor, që kur LSI ka dalë në opozitë. Jeni të rinj e energjikë.

Nuk do ishte e mundur pa strukturën tuaj motivuese .Rama një lider i keq që shkatërroi të ardhmen e të rinjve shqiptarëve, shkatërroi arsimin, e mbolli Shqipërinë me drogë. Ky lider nuk i kushton vëmendje të rinjve shqiptarë, përkundrazi i injoron ata. Ai nuk shikon arsimin, përkundrazi,” tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI gjithashtu preku çështjen e Unazës së Re, për të cilën tha se arroganca e Ramës po bën një vjedhje të jashtëzakonshme duke i shembur shtëpitë e ndërtuar me djersë nga shqiptarë.

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107