INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunohen në Serbi, flet njëri nga djemtë: Folëm shqip dhe...

Dhunohen në Serbi, flet njëri nga djemtë: Folëm shqip dhe...

Publikuar më: 11:13 09-10-2018

Dy të rinj shqiptarë pasi janë dëgjuar duke folur shqip, janë dhunuar këtë fundjavë në Serbi.

Të rinjtë janë 19-vjeçari Çlirim Maloku i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, si dhe shoku i tij me iniciale G.B i cili e shoqëronte.

Dy të rinjtë ishin në Novi Sad të Serbisë. Shoku i Çlirimit, me iniciale G.B, ka marrë dëmtime të vogla në trup. I pyetur nga mediat serbe, i riu ka treguar se çdo gjë ndodhi teksa ishin duke marrë një taksi.

"Kemi qenë duke shkuar në shtëpi. Kam parë një linjë të taksisë në stacion dhe i kam thënë Çlirimit në shqip që të nxitojë. Pastaj, dy persona kanë ardhur dhe kanë filluar të na sulmojnë. Më pas kanë ardhur edhe dy të tjerë.”

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe spitali ku dy të rinjtë kanë shkuar më pas. Sipas tyre 19-vjeçari Çlirim Maloku, i është nënshtruar operacionit pasi kishte goditje të rënda në kokë. Lidhur me ngjarjen ka folur dhe Vuçiç i cili e ka dënuar dhunën e të rinjve, duke kërkuar që të arrestohen autorët.

cliririmifoto.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037407875061035