INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj: Më dhemb që të rinjtë duan të largohen nga Kosova

Haradinaj: Më dhemb që të rinjtë duan të largohen nga Kosova

Publikuar më: 18:47 02-11-2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur për faktin se të rinjtë duan të ikin nga vendi. Haradinaj komentoi ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Prizren ku u mblodhën mijëra vetë pas shpërndarjes së lajmit se një kompani gjermane kërkonte punëtorë për në Gjermani. Kreu i Qeverisë ka theksuar se gjendja të cilën e ka parë, e brengos shumë, porse shpreson që të do ndryshoj kjo gjendje. “Mua më dhemb kjo gjendje në Prizren dhe e ndiej, gjatë tërë vitit kemi punuar që me e pru Gjermaninë në Kosovë dhe jo ne të shkojmë. Shpresoj që qytetarët do mund të gjejnë vende të punës në Kosovë dhe jo jashtë saj”, është shprehur Haradinaj. Kompani gjermane bëri një lajmërim se kërkonte 2 mijë punëtor në Gjermani, gjë që nxiti mbledhjen e një grupi të madh të rinjsh.

Article Logic
Execution time: 0.0031580924987793