INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj: Kufijtë janë vendosur me luftë dhe veç lufta i luan

Haradinaj: Kufijtë janë vendosur me luftë dhe veç lufta i luan

Publikuar më: 15:55 07-08-2018

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka komentuar sërish çështjen e korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas Haradinajt kufijtë e Kosovës janë vendosur me luftë dhe vetëm lufta do të mund t’i luajë. “Kufijtë janë vendosë me luftë veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe, gabim është. Të gjithë shqiptarët me qejf e kishin marr Preshevën por e thash edhe një herë se këta kufij janë vendosë nga lufta e UÇK-së dhe nga ndërhyrja e NATO-s, pra janë dhjetëra mijëra njerëz në tokë për këta kufij. Është imagjinatë e lehtë që dikush të luajë me kufijtë, nuk luhet me kufijtë”, ka thënë Haradinaj. Gjithashtu ai ka shtuar se e vetmja gjë që ka mbetur në mes Kosovës dhe Serbisë është njohja. “Ajo që ka mbet mes Kosovës dhe Serbisë ka mbet njohja reciproke në këta kufij pra kjo ka mbet për këtë e mbështesim presidentin, është president i vendit dhe e mbështesim”, ka përfunduar Haradinaj.

Article Logic
Execution time: 0.0019381046295166