INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Gylenistët’ në Kosovë, BE kundër arrestimit të 6 turqve, reagon edhe Gylen

‘Gylenistët’ në Kosovë, BE kundër arrestimit të 6 turqve, reagon edhe Gylen

Publikuar më: 18:07 04-04-2018

Bashkimi Europian ngre pikëpyetje për arrestimin dhe ekstradimin e 6 shtetasve turq pak ditë më parë në Kosovë. Zëdhënësja Maja Kocijancic, në një deklaratë për media shprehet se dëbimi i atyre qe akuzohen nga Ankaraja si gylenistë bie ndesh me parimin e sundimit te ligjit ne Kosovë.

“Sundimi i ligjit është një parim themelor i Bashkimit Evropian. Në përputhje me vendosmërinë e saj për të ndërtuar një të ardhme të lirë dhe demokratike dhe siç përcaktohet në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, të gjitha veprimet e institucioneve vendore të Kosovës kanë si detyrim respektimin e plotë të sundimit të ligjit si dhe nxitjen e respektit universal për të drejtat e liritë themelore të njeriut”u shpreh Kocijancic

Zëdhënësja e BE-së i kërkon Ankarasë dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, të respektojë të drejtën e çdo individi për gjykim, pasi Turqia i ka nënshkruar këto parime si vend kandidat në BE. Nga ana tjetër Fetullah Gylen udhëheqësi i FETO-s, e cilësuar si organizatë terroriste nga Erdogan, ka reaguar për herë të parë për arrestimin e shtetasve turq në Kosovë duke e konsideruar veprim banditesk.“Banditët po rrëmbejnë njerëz në Kosovë. Këto veprime nuk i kanë bërë as tradhtarët që kanë pushtuar Stambollin në të kaluarën” u shpreh Gylen gjatë një intevistë.

Një ditë më parë edhe kryeministri Haradinaj gjatë një interviste për Zërin e Amerikës kërkoi që presidenti Erdogan të njihte kufijtë. Kreu I qeverise mbrojti vendimet e marra për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe të kreut të Inteligjencës të cilët sipas tij dëbuan shtetasit turq pa e informuar.

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211