INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plani i opozitës për protestë, ja rrugët që bllokohen nesër dhe kur…

Plani i opozitës për protestë, ja rrugët që bllokohen nesër dhe kur…

Publikuar më: 18:27 04-04-2018

Opozita nesër ka planifikuar mosbindje civile në të gjithë vendin duke paralajmëruar bllokim rrugësh në shumë qytete.

Protesta pritet të nis paraditen e nesërme rreth orës 10:00 me bllokimin e rrugëve kryesore.

Mësohet se në krye do të jenë deputetë të PD-së dhe LSI-së.

Deri më tani janë bërë me dije disa prej detajeve të operacionit.

Mësohet se prej orës 10:00 deri në 13:00 do të bllokohet Vora, e cila bllokon hyrjen e automjeteve nga Durrësi, Kavaja, Rrogozhina.

Do të bllokohet zona e Bradasheshit, nga ku bllokohet qarkullimi nga Elbasani, Korça, Librazhdi, Devolli, si dhe pikat kufitare të Kapshticës, Qafë Thanës, Qafë Botës dhe Kakavijës.

Mësohet se do të jetë i bllokuar rrethrrotullimi i Plugut, ku mundësohet qarkullimi me Lushnjen, Fierin, Tepelenën, Beratin, Gjirokastrën, Vlorën dhe Sarandën.

Do të bllokohet Miloti, që bllokon Lezhën, Shkodrën, Kukësin, Tropojën etj.

Prandaj kushdo që do të duhet të udhëtojë ditën e nesërme duhet të presë sesi do të zhvillohen ngjarjet për më tepër që paraditja është paralajmëruar se do të jetë e paralizuar në shumë prej akseve kyçe të vendit.

Ndërsa Partia Demokratike ka kërkuar që seanca e nesërme parlamentare të zhvillohet në orën 18:00 dhe si arsye është dhënë protesta.

Kërkesa i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku opozita kërkon që seanca të zhvillohet në orët e pasdites.

Article Logic
Execution time: 0.0043039321899414