INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që u prekën nga zjarri

Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që u prekën nga zjarri

Publikuar më: 15:45 07-08-2018

Ambasada shqiptare në Greqi ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që u prekën nga zjarri vdekjeprurës.

Sipas publikimit në rrjetin social facebook, të gjithë emigrantët që humbën dokumentet e tyre identifikuese për shkak të zjarrit të 23 korrikut në Attiki Greqi, mund të pajisjen përsëri me dokumentet dhe se shpenzimet do ti mbuloj ambasada.

“Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korrik në – Attiki se me vendim të Ministrit z. Ditmir Bushati, të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Athinë, në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0035531520843506