INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohen në Paris dy valixhe diplomatike me 23 mln €, mediat franceze: Destinacion Shqipëria, parajsa tatimore

Bllokohen në Paris dy valixhe diplomatike me 23 mln €, mediat franceze: Destinacion Shqipëria, parajsa tatimore

Publikuar më: 12:35 03-04-2019

Një shumë e konsiderueshme parash është bllokuar në aeroportin kryesor të Parisit, paraditen e sotme.

Të paktën kështu raportojnë mediat franceze të cilat shkruajnë se shuma prej 23 milionë euro e gjendur në 2 valixhe diplomatike kishte destinacion Shqipërinë, e cilësuar si parajsë tatimore.

“Këtë mëngjes në aeroportin Charles-de-Gaulle në Paris një shtetas nga Mali në transit për në Malajzi u arrestua me 2 valixhe që përmbajnë 23 milionë euro, pothuajse 15 miliardë franga CFA. Ne po flasim për valixhe diplomatike të lidhur kështu me shtetin e Malit.

Burime nga policia flasin që dërgesa ishte për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore. Cili personalitet ishte mbajtësi i bagazheve? Autoritetet e Malit nuk mund ta thonë atë. Megjithatë, ndërsa valixhet janë diplomatike kjo tregon se kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë”, shkruajnë të përditshmet.

SHQIPERIA.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223