INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi e rëndë në Paris, flakët marrin 7 jetë, dhjetra të plagosur

Tragjedi e rëndë në Paris, flakët marrin 7 jetë, dhjetra të plagosur

Publikuar më: 09:55 05-02-2019

Të paktën 7 njerëz kanë vdekur si pasojë e rënies së një zjarri në një pallat në Paris, e dhjetra raportohen të plagosur. Mes të plagosurve janë edhe 3 zjarrfikës. Mediat franceze raportojnë se tragjedia e rëndë është shkaktuar nga rënia e një zjarri në katin e tetë të një pallati në kryeqytetin e Francës. 

Zjarri ka rënë rreth orës 01:00 të mëngjesit. Zjarri u përhap në dy katet e ndërtesës së viteve , duke detyruar disa banorë të hidhen në çatitë më të afërtat për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit por sipas mediave franceze ai ende nuk është shuar dhe mund të ketë edhe viktima të tjera.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613