INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përpihet nga flakët në pak minuta tregu industrial i Laçit

Përpihet nga flakët në pak minuta tregu industrial i Laçit

Publikuar më: 10:02 24-12-2018

Tregu industrial i Laçit është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm dhe janë dashur 3 zjarrëfikëse për ta neturalizuar atë. 

Përhapja e zjarrit ka ndodhur rreth orën 6:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa shkaku ka qenë zjarri në një lokal afër tregut të qytetit, i cili më pas ka përfshirë edhe tregun industrial.

Tre zjarrfikëseve u janë dashur rreth dy orë për neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht nuk ka të lëndaur por vetëm dëme materiale. I gjithë malli që ndodhej brenda tregut raportohet është djegur plotësisht, ndërsa në këtë vend ushtorjnë aktivitetin më shumë se 60 tregtarë.
Gjatë orëve në vijim pritet që policia të dalë në një përfundim për shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse ai ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499