INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Laç, shembet uzina teksa po mblidhnin skrap, vdes 27-vjeçari, plagoset një tjetër

Laç, shembet uzina teksa po mblidhnin skrap, vdes 27-vjeçari, plagoset një tjetër

Publikuar më: 14:32 07-07-2018

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të shtunë në Laç.

Një 27-vjeçar humbi jetën pasi teksa ishte duke mbledhur skrap është shembur një pjesë e uzinës së superfosfatit.

Policia bën me dije se ka humbur jetën Drilon Lamaj 27-vjeç, ndërsa Dashamir Hajna 22 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Mësohet se dy personat ishin duke thyer betonin për të marrë hekurin e godinës në momentin që janë plagosur.

27-vjeçari ndonëse u dërgua në Spitalin e Traumës nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541