INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Laç, detajet sesi maskat vodhën bankën brenda 3 minutash

Laç, detajet sesi maskat vodhën bankën brenda 3 minutash

Publikuar më: 10:28 30-12-2017

Një ditë pas grabitjes së një banke të nivelit të dytë në qytetin e Laçit, dalin në dritë detaje të reja të ngjarjes kriminale.

3 persona të maskuar dhe të armatosur kanë arritur të marrin një shumë parashë punonjësve të bankës brenda një kohe shumë të shkurtër dhe më pas janë larguar me shpejtësi me një automjet. Në njoftimin për mediat policia bën me dije se janë shoqëruar në polici disa persona dhe janë kontrolluar banesa dhe garazhe. Ndërsa nuk bëhet me dije shuma e grabitur

‘Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i një Banke të Nivelit të Dyte, dega Laç ne ora 16:24 minuta. Patrulla e parë e Policisë ka shkuar brenda 3 minutash tek Banka nga njoftimi i marrë, dhe pas 15 e 20 sekondash nga e para, kane mberritur edhe 2 Patrulla të tjera policie’ thuhet në njoftim.

Nga kontakti i parë i marrë me punonjësit e bankës ka rezultuar se 3 persona të maskuar ende të paidentifikuar, 2 prejt tyre me armë zjarri (pistoletë) dhe njëri me vare kanë thyer xhamin e derës kryesore të njësisë së Bankës dhe nën kërcënimin e armëve, kanë marrë një sasi parash.Leket ishin në përpunim nga punonjësit e bankës. Me pas janë larguar me një automjet.Banka nuk ka qenë e hapur për klientët, por ka qenë duke u kryer veprimet e brendshme të saj.

Forca të shumta policie po krehin zonën dhe po vijojnë kontrolle në ambjente ku mund të jenë fshehur autorët dhe mjeti që kanë lëvizur.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, deri tani janë kryer një sërë veprimesh në vendngjarje dhe në terren. Grupi hetimor po sekuestron çdo provë sado të vlefshme që do t'i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0064840316772461