INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Indonezi, cunami përpin bandën e popit teksa luanin live [VIDEO]

Indonezi, cunami përpin bandën e popit teksa luanin live [VIDEO]

Publikuar më: 10:08 24-12-2018

Cunami i të shtunës mbrëma në Indonezi ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë njerëzore, teksa numri i viktimave ka shkuar në mbi 280 dhe i të plagosurve në mbi 800 persona.

Por xhiron e rrjeteve sociale nuk po e bëjnë fotot nga shtëpitë e shkatërruara, por një video e një dallge gjigande që përplaset furishëm mbi skenën e një koncerti, ku ishin duke luajtur muzikë live grupi i xhazit nga Xhakarta, “Seventeen”.

Në këtë koncert, cunami ka shkaktuar një kërdi të vërtetë, teksa një prej anëtarëve të bandës muzikore që u “spastrua” nga dallga ka ndërruar jetë, ndërsa disa raportohen të zhdukur.

Vetë lideri i grupit, Riefian Fajarsyah njoftoi përmes Instagramit tragjedinë. Ndërkohë, videoja, e cila zgjat më pak se një minutë, tregon audiencën në Tanjung Lesung Beach Resort në Javan Perëndimore, që merret para nga uji.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721