INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplaset aeroplani në Indonezi. Vetëm një 12-vjeçar i mbijeton aksidentit

Përplaset aeroplani në Indonezi. Vetëm një 12-vjeçar i mbijeton aksidentit

Publikuar më: 10:01 12-08-2018

Një djalë 12-vjeçar është gjetur gjallë në rrënojat e një avioni të rrëzuar që vrau tetë vetë në Indonezi. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë djalin të vetëdijshëm dhe duke shikuar në kamera. Ai u gjet në rrënojat e avionit në një mal në afërsi të kufirit me Papua New Guinea të dielën në mëngjes. Avioni i Pilatusit, i prodhuar në Zvicër, kishte humbur kontaktet me kontrollin e trafikut ajror të shtunën pasdite, pak para se të ndodhej në aeroportin e Oksibilit.

i_mbijetuar.jpg

Aeroplani, në pronësi të kompanisë private Dimonim Air, ishte nisur nga Tanah Merah, dhe kishte fluturuar rreth 40 minuta në jug, në Oksibil në krahinën e Papua kur u rrëzua. Në bord kishte nëntë persona, duke përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, fshatarët e afërt dëgjuan një "zhurmë të madhe që u pasua nga një shpërthim". Zyrtarët thanë se po kryehet një hetim për shkakun e rrëzimit. Aeroplanët janë një nga mënyrat e vetme për të kapërcyer provincën e Papua, një rajon i largët dhe malor që është jashtëzakonisht i vështirë për t'u naviguar. Megjithatë, kushtet e motit që ndryshojnë me shpejtësi, nënkuptojnë se nuk është një vend i lehtë për të fluturuar. Tre vjet më parë, një avion i Trigana Air u rrëzua pranë Oksibilit, duke vrarë 54 vetë, të gjithë personat që ishin në bord.

Article Logic
Execution time: 0.0036201477050781