INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e ish policit në Tiranë, gjendet një provë mjaft e rëndësishme për zgjidhjen e çështjes

Vrasja e ish policit në Tiranë, gjendet një provë mjaft e rëndësishme për zgjidhjen e çështjes

Publikuar më: 22:06 04-02-2019

Policia e Tiranës ka në duar një provë shumë të rëndësishme që mund të çojë në identifikimin e atentatorëve të ish-policit Arben Bilali. Vetëm pak orë pas ngjarjes, më 30 janar në periferi të Tiranës në zonën e quajtur Mjull-Bathore është gjetur mjeti “Mercedes Benz CLS” që dyshohet se u përdor për realizimin e vrasjes.

Automjeti është dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, ku po i nënshtrohet një ekzaminimi të imtësishëm për të gjetur prova biologjike ose identifikuese.

Kjo është prova e vetme që ka në dorë policia për këtë ngjarje pasi vrasësit janë treguar shumë të kujdesshëm duke mos lënë gjurme. Nga kamerat e sigurisë portretet e tyre nuk shquhen.

Edhe ekzekutimin atentatorët e kryen pa zbritur nga makina. Të gjitha këto kanë krijuar dyshimet tek hetuesit se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057