INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kafein/Kirurgjia plastike, Fadjona Nezha: Rritje e frikshme e teknologjisë që i përgjigjet kërkesave {VIDEO]

Kafein/Kirurgjia plastike, Fadjona Nezha: Rritje e frikshme e teknologjisë që i përgjigjet kërkesave {VIDEO]

Publikuar më: 12:27 03-04-2019

Mjekja estetiste Fadjona Nezha gjatë intervistës së saj në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, tha se po rriten kërkesat për ndërhyrje plastike e po ashtu me ritme galopante po zhvillohet dhe teknologjia që i përgjigjet kërkesave të klientëve.
Sipas mjekes Nezha, transformimet gjithsesi nuk sjellin rininë e përjetshme por të sjellin një freski të moshës, një plakje të bukur.
“Kërkesat për ndërhyrje janë nga më të shumtat, që nga rimodelimi i hundës, gjoksit dhe deri tek injeksionet në fytyrë”, tha mjekja estetiste Fadjona Nezha.
Por sipas saj, përvec personave publikë, ndërhyrjet estetike tashmë po kryhen dhe nga njerëz të zakonshëm, që u pëlqejnë të ndjehen mirë me veten në cdo moshë.
Mjekja estetiste tha se meshkujt më së shumti kërkojnë ndërhyrje estetike në fytyrë për eliminimin e rudhave të syrit dhe në ballë.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0032620429992676