INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në PD drejt fundit, Basha me ekip të ri pas 15 dhjetorit

Zgjedhjet në PD drejt fundit, Basha me ekip të ri pas 15 dhjetorit

Publikuar më: 12:21 20-11-2018

Pas disa shtyrjeve, më në fund Partia Demokratike po e përmbyll procesin e zgjedhjeve të brendshme. Aktualisht në degët lokale të PD-së po zgjidhen krerët, ndërsa në datën 15 dhjetor është vendosur që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike për të zgjedhur njerëzit me të cilët Lulzim Basha do të vijojë punën por dhe do të përballet me mazhorancën në zgjedhje.

Kuvendi Kombëtar i 15 dhjetorit do të zgjedh Kryesinë e re të PD-së, që përbën dhe kupolën drejtuese të partisë më të madhe në opozitë.


Me shumë interes priten emrat pretendenë për nënkryetarë, sekretarë dhe drejtues të departamenteve.


Ndërkohë, duhet theksuar se pas zgjedhjeve të 2017-ës, janë deputetët të cilët përcjellin më së shumti mesazhet politike nga foltorja e selisë blu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986