INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ping-pongu për Lleshin ministër, ambasadorja: Urgjent Kushtetuesja

Ping-pongu për Lleshin ministër, ambasadorja: Urgjent Kushtetuesja

Publikuar më: 14:34 10-11-2018
Ping-pongui krijuar mes Kryeministrit Rama dhe të Presidentit Meta për çështjen e emërimit të Sandër Lleshit ministër të Brendshëm, ka nxjerr në pah nevojën e rifunksionimit të Gjykatës Kushtetuese. 
Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasak lidhur me çështjen foli si jursite, duke theksuar se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është urgjente. “Ju e drejtoni gishtin në një problematik të vërtetë, por do duhet që si çdo vend tjetër edhe Shqipëria të ketë Gjykatën Kushtetuese. Është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme. Edhe këtu duhet të kemi besim tek autoritetet kompetente që të gjejnë një zgjidhje sepse vërtet është urgjente”, tha zonja Vasak, duke shtuar se për çështjen Lleshi, Rama dhe Meta e dinë se çfarë duhet të ndodh. “Mendoj që si kryeministri ashtu edhe Presidenti janë persona me eksperiencë në politikë që kanë shkëmbime permanente mes tyre dhe që e dinë shumë mirë se çfarë duhet të ndodhë”, theksoi ambasadorja franceze. 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393