INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një 92 vjeçar mund koalicionin qeverisës, rekord i dyfishtë

Një 92 vjeçar mund koalicionin qeverisës, rekord i dyfishtë

Publikuar më: 09:15 10-05-2018

92-vjeçari Mahathir Mohamad arriti të fitojë zgjedhjet në Malajzi, duke shënuar kështu dy rekorde.

Së pari si lideri i zgjedhur më i vjetër në botë si dhe së dyti ai arriti një fitore historike, pasi pas 60 vitesh mundi koalicionin qeverisës.

Mahathir Mohamad 92-vjeçar mundi koalicionin qeverisës ‘Barisan Nasional’, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se 60 vjetësh, që kur vendi fitoi pavarësinë nga Britania.

Komisioni Zgjedhor në Malajzi raporton se aleanca e opozitës së Mahathirit kishte fituar 115 vende në parlament, duke tejkaluar pragun e 112 vendeve të nevojshme për të formuar një qeveri.

Edhe vetë lideri i ri i Malajzisë, ka qenë pjesë e këtij koalicioni qeverisës deri në vitin 2016, kur u largua për të sfiduar liderin Najib Razak.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por të rivendosim sundimin e ligjit”, deklaroi Mahathiri pas zgjedhjeve, ndërsa tha se pret që të enjten të mbahet ceremonia e betimit të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0045139789581299