INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prisnit diell, jo dhe për disa ditë! Mësoni çfarë thonë sinoptikanët

Prisnit diell, jo dhe për disa ditë! Mësoni çfarë thonë sinoptikanët

Publikuar më: 09:30 10-05-2018

Menduat se shiu do të pushonte këtë të enjte?! Jo mos i hiqni çadrat nga çanta, bëni durim. Të dhënat që vijnë nga parashikimet meteorologjike nuk janë fare pozitive për ata që duan kohe me diell.
Deri në mesin e muajit do të vijojë që në vend të mbizotërojë mot me vranësira dhe kryesisht me reshje shiu. Të dhëna jo të mira vijnë edhe për temperaturat, pasi sinoptikanet parashikojnë një mot të freskët deri në fund të majit.
Parashikimi i Meteoalb:
“Tabloja AFATMESME: shirat vijojnë gjatë 15-ditëshit të parë të muaji por mbeten prezent deri në fund të tij kryesisht në zonat Qendrore dhe Juglindore.
Temperaturat e ajrit mbeten relativisht të larta gjatë gjysmës së parë të muajit Maj por pas dt. 15 maj, mot kryesisht më i freskët”.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793