INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi makabër dhe burgimi i përjetshëm, zbulohen detaje të reja për një nga shqiptarët e arratisur në Greqi

Krimi makabër dhe burgimi i përjetshëm, zbulohen detaje të reja për një nga shqiptarët e arratisur në Greqi

Publikuar më: 08:45 10-05-2018

Një nga shqiptarët e burgosur, i arratisur dje teksa transferoheshin me auto-burg nga Athina ne Kretë, është emër i njohur në Greqi.

Ai është dënuar për një krim te rëndë, pasi ka vrarë një djalë vetëm 4 vjeç së bashku me babanë e tij, një vrajse kjo e porositur nga rivali i viktimës për pazare droge, raporton Panorama.

Mediat greke, raportojnë se shqiptari Xhuliano Halili ishte një i dënuar me burgim të përjetshëm ne Greqi, për vrasjen e djalit të tij te vogël, me emrin Kerry, së bashku me të babain e tij, Felim Mesa.

Krimi qe ne kohen kur ndodhi me 29 nëntor 2011 beri buje ne Greqi ishte porositur nga rivali grek i viktimës Vasilis Varelas për çështje droge.

Në ate kohë shqiptari u zbulua pas një përgjimi të bisedës teksa kishte marre porosinë për të bërë vrasjen. Shqiptari që njihej me emrin “Nikos” thuhet se ishte i pamëshirshëm.

Pjese nga biseda e përgjuar: Një nga anetarët: Do të jetë edhe fëmija e tij

Tjetri: Çfarë thoni? Çfarë do të bëj unë?

Porositësi: Merrni telefonin. Thuaji atij të jetë atje për një orë. Dhe ne nuk jemi të interesuar për të vegjlit.

Pergjigja: Çfarë do të bëjmë për të vegjlit?

Porositesi: Mos flisni në telefon. Ti e di atë që do të bësh. Më jep

Nikos (emri grek i ekzekutuesit shqiptar).

Pergjigjet tjetri: Nuk e kemi parasysh të voglin,

Nikos: Ai është një fëmijë,

Porositesi: Delet nuk na pengojnë, (marrëzi), nuk ka rëndësi,

Nikos: Të tjerët pas meje më bëri thirrje. Brirët (patrullat). Çfarë doni që unë të bëj tani?

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717