INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lista e zezë  e subjekteve ndërtuese në Tiranë. Lame: Mos rinovohet asnjë leje [Video]

Lista e zezë e subjekteve ndërtuese në Tiranë. Lame: Mos rinovohet asnjë leje [Video]

Publikuar më: 12:46 30-05-2018
Janë të shumtë subjektet ndërtuese që vijojonë të sorollatin mijëra qytetarë në lidhje me pronat. Ato paraqiten para bashkive përkatëse të aplikojnë sërish për leje të tjera ndërtimi për të marrë në qafë të tjerë pronarë trojesh dhe qyetarë që i besojnë. Një listë me emrat e 341 subjekteve të ndërtimit apo të ndërtuesve të cilësuara si ‘lista e zezë’ do i përcillet bashkisë së Tiranës për t’i kërkuar që këtyre subjekteve të mos i’u rinovohet  leja e ndërtimit, pa shlyer detyrimet dhe pa mbyllur proceset e legalizimit për objektet e ndërtuara prej tyre. Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka thënë se deri tani janë mbi 1200 objekte të evidentuara dhe në proces legalizimi dhe 102 pallate janë të legalizuara deri më sot, me 8182 banesa. Vetëm në Tiranë 85 pallate janë në proces legalizimi dhe plotësimit të dokumenteve. Por, shqetësim sipas drejtorit të ALIZNI-t është situata ku subjektet rezultojnë me shkelje. Sipas tij, praktika mbi 20 vjeçare ka treguar se vendosja e gjobave s’ka vlerë, pasi ndërtuesit i kanë marë paratë nga qytetarët dhe janë bërë dy apo tre shitje për të njëjtën pronë dhe hilet ka thënë Lamaj po i mësojmë bashkë me rregullat.
 
"Asnjë leje e re për këta subjekte pa u përmbyllur pallatet e ndërtuara deri më sot. Jam e bindur se do të gjejmë mbështetjen e bashkisë në këtë proces, pasi mbyllja e këtij procesi do të zgjidhë hallin e mijëra familjeve në Tiranë që vijnë vërdallë perj vitesh" tha kreu i ALUIZNI-t  
 
Ndërkohë situata në të gjithë Shqipërinë është vërtet shqetësuese. Flitet për gati gjysma e lejve të ndërtimit që janë dhënë nga bashkitë deri tani rezultojnë me shkelje.
 
"Në rang republike, pothuajse gjysma e lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkitë rezulton me shkelje, që do të thotë një ditë apo një tjetër do të trokasin në dyert tona për t’i futur në proces legalizimi. Nga pikëpamja administrative, ky është një ndër proceset  më të komplikuara që mund të ndeshet një adminsitratë, jo vetëm për shkak se nuk është një çështje që mbyllet nga ALUIZNI por dhe nga një mori institucionesh" pohoi kreu i ALUIZNI-t  
 
Lame ka bërë dhe një thirrje banorëve  që të mos blejnë banesa apo objekte pa mbaruar i gjithë dokumentacioni.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484