INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma zgjedhore. Politika ndryshon strategji për realizimin e saj [VIDEO]

Reforma zgjedhore. Politika ndryshon strategji për realizimin e saj [VIDEO]

Publikuar më: 16:20 30-05-2018

8 muaj më parë Parlamenti miratoi ngritjen e Komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Mazhoranca dhe opozita, në kuadër edhe të marrëveshjes së 18 majit, vendosën të veprojnë shpejt dhe të nisin nga puna për këtë reformë. Në këto 8 muaj komisioni është mbledhur disa herë, ndërsa grupet e ekspertëve kanë vijuar punën në të gjitha pikat e vendosura. Mësohet se ekspert po ecin në të gjitha çështjet që janë për shqyrtim, ndërsa pritet që shumë shpejt të marrë dhe formën përfundimtare një prej çështjeve më të debatuara, ajo e financimit të partive politikë gjatë fushatës zgjedhore. Burimet bëjnë të ditur se puna ka ecur shumë mirë në këtë pikë, çka shumë shpejt palët mund të arrijnë në një draft final dhe të gjithëpranuar. Por në 8 muaj nuk ka ende një produkt real, pasi strategjia e reformës mësohet se ka ndryshuar. Nuk po punohet vetëm për një çështje të caktuar, por grupi i ekspertëve po punon paralelisht për të gjitha çështjet, në mënyrë që mos të ketë përplasje apo mos koordinime për çështje të caktuara. 

Ndërkohë që mandati i komisionit te reformës zgjedhore është shtyrë me vendim të parlamenti, palët aktualisht janë në një moment të vështirë politik. Kriza politike mund të ndikojë në ecurinë e reformës zgjedhore, por çdo ditë që kalon mund të ndikojë për keq në realizimin e më pas zbatimin e saj në zgjedhje e ardhshme lokale, që do të mbahen në 2019.

Article Logic
Execution time: 0.0037431716918945