INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ZGJEDHJET LOKALE/ Situata sipas medieve kryesore në vend [KLIKO KËTU]

ZGJEDHJET LOKALE/ Situata sipas medieve kryesore në vend [KLIKO KËTU]

Publikuar më: 11:05 30-06-2019

Ditën e sotme mbahen zgjedhjet lokale ku do të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj në vendin tonë. Qendrat e votimit janë hapur që në orën 07:00 të mëngjesit ku qytetarët janë nisur drejt kutive për të shprehur vullnetin e tyre, por sigurisht që ka shumë prej tyre që kanë refuzuar të votojnë në këto zgjedhje lokale të 30 qershorit.

Më poshtë do ju tregojmë situatën e zgjedhjeve të paraqitur nga mediet kryesore në vend:

Mapo.al/ Pjesëmarrja, Zëri i Amerikës: Opozita mund ta shohë veten fitimtare

Të dhënat më të fundit për pjesmarrjen që i takojnë orës 18:00 flasin për shifra të ulta në nivelin e 19,4 përqind, ose rreth 67° mijë votues. Pjesmarrja duket se po përceptohet si sfida mes shumicës dhe opozitës e cila përvec bojkotit të saj, i ka bërë thirrje dhe qytetarëve që ta braktisin ditën e votimit.

Lajmi i plotë https://gazetamapo.al/pjesemarrja-zeri-i-amerikes-opozita-mund-ta-shohe-veten-fitimtare/

Newsbomb.al/ "Na turpëruan të gjithëve", falenderimi dhe ndjesa e Edi Ramës për partnerët ndërkombëtarë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga selia e Partisë Socialiste, sot pas mbylljes së votimeve, falenderoi të gjithë miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë për ndihmën dhënë ndaj Shqipërisë, si dhe u kërkoi ndjesë publike për fyrjet ndaj tyre.

Lajmi i plotë http://www.newsbomb.al/na-turperuan-te-gjitheve-falenderimi-dhe-ndjesa-e-edi-rames-per-partneret-nderkombetare-170560

BalkanWeb/ Basha: Vota e sotme, e sektorit publik, nën terrorin e bukës së gojës

Në një dalje për mediat nga selia e PD, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se pjesëmarrja e sotme në votime është vetëm e sektorit publik, të cilët sic tha ai u kërcënuar nga regjimi i kryeministrit për të votuar, ose në të kundërt do të humbnin vendin e punës. 

Lajmi i plotë https://balkanweb.com/basha-vota-e-sotme-e-sektorit-publik-nen-terrorin-e-bukes-se-gojes/

Mapo.al/ Shifrat për 61 bashki/Pjesëmarrje e ulët në Durrës, Shkodër, Tiranë

Janë mbyllur votimet në vend, ku për herë të parë ato u zhvilluan pa opozitën. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në rang vendi është 19 për qind, ndërsa PD thotë se është vetem 15 per qind.

Lajmi i plotë https://gazetamapo.al/shifrat-per-61-bashki-pjesemarrje-e-ulet-ne-durres-shkoder-tirane/

BalkanWeb/ Zgjedhjet mbaruan, këto janë mesazhet ‘therëse’ në fletët e votimit

Një pjesë e vogël e shqiptarëve morën pjesë në votime, ku 31 e bashkive kishin vetëm një kandidat. Por ka nga ata që kanë shkuar të votojnë por e kanë bërë votën e tyre të pavlefshme duke shkruar mesazhe të ndryshme, kryesisht në drejtim të politikanëve.

Lajmi i plotë https://balkanweb.com/zgjedhjet-mbaruan-keto-jane-mesazhet-therese-ne-fletet-e-votimit/

Top Channel/ Reagimet e para pas votimit, LSI: Nuk i mbushni dot kutitë, çdo gjë është filmuar

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj është e para që reagon pas mbylljes së procesit të votimit për bashkitë e vendit.

Lajmi i plotë http://top-channel.tv/2019/06/30/reagimet-e-para-pas-votimit-lsi-nuk-i-mbushni-dot-kutite-cdo-gje-eshte-filmuar/

intv.al/ Mbyll para kohe Qendrën e Votimit, flet kreu i KZAZ: Kisha 5 orë që rrija kot...

Duket se gara vetëm me një kandidat nuk ishte çudia e vetme e këtyre zgjedhjeve, me një vendim të padëgjuar më parë, njësia administrative në Synej të Kavajës, ka mbyllur votimin duke dorëzuar më pas kutitë, para orarit zyrtar.

Lajmi i plotë http://www.intv.al/mbyll-para-kohe-qendren-e-votimit-flet-kreu-i-kzaz-kisha-5-ore-qe-rrija-k-97536

Top Channel/ 30 qershori, ja rezultatet e para nga bashkitë kryesore

Orari zyrtar i votimeve të 30 qershorit ka përfunduar. Në përgjithësi procesi ka kaluar pa incidente. Ndërkohë shfaqen edhe rezultatet e para nga votimet. 

Lajmi i plotë http://top-channel.tv/2019/06/30/30-qershori-rezultatet-e-para-nga-bashkite-kryesore/ 

Newsbomb.al/ Saranda kërkon shtyrje të orarit të votimit, Zguri i prerë: Askush s’ka të drejtë të kalojë normat

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri në një deklaratë për media i është përgjigjur thirrjes së disa personave politikë në Sarandë për shtyrjen me gjysmë ore të orarit zyrtar të votimit.

Lajmi i plotë http://www.newsbomb.al/saranda-kerkon-shtyrje-te-orarit-te-votimit-zguri-i-prere-askush-s-ka-te-drejte-te-kaloje-normat-170538

intv.al/ Mbyllet procesi zgjedhor/ Për herë të parë shumica e kandidatëve të vetëm

Ora 19 shënoi dhe mbylljen zyrtare të procesit të votimeve që nisi në orën 7 të mëngjesit. Deri më tani janë shënuar vetëm incidente sporadike në disa bastione të djathta.

Lajmi i plotë http://www.intv.al/mbyllet-procesi-zgjedhor-per-here-te-pare-shumica-e-kandidateve-te-vetem-97537

Top Channel/ Në bashkinë Klos, votuesi konfliktohet me vëzhguesin, një i lënduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Klosit, ku raportohet se në një qendër votimesh në zonën Gurrë e madhe ka pasur një situatë konfliktuale.

Lajmi i plotë http://top-channel.tv/2019/06/30/klos-konflikt-me-vezhguesin-nje-i-lenduar/ 

BalkanWeb/ Një orë para mbylljes së votimeve, Kryemadhi në selinë e PD

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi do të ketë një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Lajmi i plotë https://balkanweb.com/nje-ore-para-mbylljes-se-votimeve-kryemadhi-ne-seline-e-pd/ 

Newsbomb.al/ Lulzim Basha thyen heshtjen për Al jazeera: Shqipëria e tronditur nga mosreagimi i ndërkombëtarëve

Kryedemokrati Lulzim Basha ka thyer heshtjen sot në ditën e votimeve duke dhënë një intervistë për  Al Jazeera.

Lajmi i plotë http://www.newsbomb.al/lulzim-basha-thyen-heshtjen-per-al-jazeera-shqiperia-e-tronditur-nga-mosreagimi-i-nderkombetareve-170512

Mapo.al/ Dy gishta me bojë, Boçi publikon videon e qytetarit që votoi dy herë

Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar një video në rrjete sociale, ku tregon rastin e një qytetari, i cili e pohon vetë se ka votuar dy herë këtë të dielë. 

Lajmi i plotë https://gazetamapo.al/dy-gishta-me-boje-boci-publikon-videon-e-qytetarit-qe-votoi-dy-here/

Newsbomb.al/ Zgjedhjet vendore, ja ç’po ndodh në selinë blu të Lulzim Bashës

Prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur votimi në të gjitha KZAZ-të në vend. Përveç ndonjë incidenti të vogël, gjithçka ka kaluar qetësisht dhe pa akte dhune. Ndërkaq, burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se një shtab në seli po monitoron situatën e votimeve për të... 

Lajmi i plotë https://www.newsbomb.al/zgjedhjet-vendore-ja-c-po-ndodh-ne-seline-blu-te-lulzim-bashes-170465

Newsbomb.al/ Taulant Balla publikoi videon e Bashës me bashkëshorten në plazh, zbulohet vendndodhja e vërtetë e tij

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla publikoi një video të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në plazh së bashku me bashkëshorten e tij. Mirëpo, PD pas videos së postuar nga Balla ka publikuar një foto të kryedmeokratit Basha në selinë blu krah Besnik Mustafajt dhe aleatit Fatmir Mediu.

Lajmi i plotë: http://www.intv.al/taulant-balla-i-publikoi-videon-me-bashkeshorten-ne-plazh-zbulohet-vendndodhja-e-vertete-e-bashes-fot-97509 

Mapo.al/ Votimet/ Al Jazeera në Kamëz: Qytetarët i konsiderojnë antiligjore

Al Jazeera ka raportuar nga Kamza atë që po ndodh në Shqipëri këtë të diel me votimet më të pazakonta në historinë pluraliste të Shqipërisë, teksa opozita nuk është pjesë e procesit zgjedhor. Gazetari John Psaropoulo raporton se qytetarët i konsiderojnë këto zgjedhje si antikushtetuese dhe antiligjore

Lajmi i plotë: https://gazetamapo.al/votimet-al-jazeera-ne-kamez-qytetaret-i-konsiderojne-antiligjore/

Intv.al/ Protestë në qendrën e votimit tek shkolla Vasil Shanto, shefja e OSBE/ODIHR anulon vizitën! Përplasje dhe tek Astiri [FOTO/VIDEO]

Teksa në qendrën e votimit tek shkolla Vasil Shanto pritej të shkonte shefja e OSBE/ODHIR, Audry Glover simpatizantë të opozitës ishin rreshtuar në ambientet e jashtem dhe protestonin me pankanra në gjuhën angleze dhe simbole të kohës së komunizmit.

Lajmi i plotë:http://www.intv.al/proteste-ne-qendren-e-votimit-tek-shkolla-vasil-shanto-shefja-e-osbe-odihr-anulon-viziten-perplasje-dhe-tek-astiri-foto-video-97500

Intv.al/ Zgjedhjet për Tiranën, voton Erion Veliaj: Kjo votë për të ardhmen, falenderoj…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili garon për një mandat të dytë në këtë drejtimin e kryeqytetit ka votuar në Qendrën e Votimit në Parkun Olimpik ku shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Lajmi i plotë: http://www.intv.al/zgjedhjet-per-tiranen-voton-erion-veliaj-kjo-vote-per-te-ardhmen-falenderoj-97473

Intv.al/ Incidentet në qendrat e votimit, kërcënohen me armë komisionerët, procedohet një kryebashkiak

Shënohen edhe incidentet e para pranë qendrave të votimit.

Lajmi i plotë: http://www.intv.al/incident-ne-kzaz-ne-sukth-nje-person-kercenon-me-arme-komisioneret-video-97482

Intv.al/ Gabim i sistemit? Skandali i KQZ-së, ende s’ka mbaruar votimi, publikohen rezultatet e fituesve në këtë bashki!

Një incident aspak i hijshëm ka ndodhur sot pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një foto që po bën xhiron e rrjetit.

Lajmi i plotë: http://www.intv.al/gabim-i-sistemit-skandali-i-kqz-se-ende-s-ka-mbaruar-votimi-publikohen-rezultatet-e-fituesve-ne-kete-bashki-foto-97497

Newsbomb.al/ Pas kryeministrit, edhe pjesa tjetër e familjes Rama i drejtohet kutisë së votimit

Pas kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortës së tij Linda, edhe pjesa tjetër e familjes Rama  iështë drejtuar kutisë së votimit. Djali i madh i Ramës, Gregu, ka postuar në Instagram foton pas votimit me nenën e kryeministrit Aneten dhe vëllain, Olsin.

Lajmi i plotë: http://www.newsbomb.al/pas-kryeministrit-edhe-pjesa-tjeter-e-familjes-rama-i-drejtohet-kutise-se-votimit-170462

Newsbomb.al/ Aktivistja e njohur shkon voton, por lë një shënim të pazakontë mbi fletë dhe e bën publik

Aktivistja e njohur Brizida Gjikondi ka shkuar sot të votojë por e ka bërë të pavlefshme votën e saj.

Ajo u ka vënë kryeq të dyja kandidaturave për Tiranën, Erion Veliajt e Arben Skënderajt duke lënë edhe një shënim ku shkruhet: “Jo këtij sistemi”.

Lajmi i plotë: http://www.newsbomb.al/aktivistja-e-njohur-shkon-voton-por-le-nje-shenim-te-pazakonte-mbi-flete-dhe-e-ben-publik-170424

Newsbomb.al/ Votimet për kryebashkiakët, banorët e Astirit në protestë

Dy orë pas nisjes së procesit zgjedhor, banorët e Astirit kanë dalë në protestë. Një grup qytetarësh kanë marshuar nëpër trotuare me thirrjet 'Rama ik'.

Lajmi i plotë: http://www.newsbomb.al/votimet-per-kryebashkiaket-banoret-e-astirit-ne-proteste-video-170417

Newsbomb.al/ Saimir Tahiri voton me bashkëshorten, e shoqëron Drini dhe Goliku i vogël në karrocë

Tahiri shoqërohej nga bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha dhe dy djemtë, Drini e Goliku i vogël. Tahiri mban dorën hedhur në supin e djalit të madh ndërsa Fatlinda, kujdeset për Golikun.

Lajmi i plotë:http://www.newsbomb.al/foto-qe-s-u-pa-saimir-tahiri-voton-me-bashkeshorten-e-shoqeron-drini-dhe-goliku-i-vogel-ne-karroce-170453

Mapo.al/ Protestë, thirrje “Rama ik” dhe votime/ Situata sot në Tiranë

Mbështetës të opozitës me parulla në duar dhe vuvuzela kanë marshuar përgjatë “Rrugës së Elbasanit” dhe qëndruan për disa minuta përballë Qendrës së Votimit te Liceu Artistik. Pjesëmarrësit në këtë protestë lëshuan thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkuan largimin tij.

Lajmi i plotë: https://gazetamapo.al/proteste-thirrje-rama-ik-dhe-votime-situata-sot-ne-tirane-foto/

Mapo.al/ “Po çu bëre Enver Djali”, këngë e valle për diktaturën në Korçë

Ashtu si në Tiranë, edhe në Korçë qytetarët kanë risjellë në vëmendje këngët e Enver Hoxhës. Dhjetra të moshuar në Korçë, kanë kërcyer valle duke mbajtur një shall në qafë, njësoj si komunistët.

Ndërkohë në sfond ishte kënga “Po çu bëre Enver Djali”, e kënduar nga grupi polifonik i Gjirokastrës, ditën që Enver Hoxha vizitoi për herë të parë këtë qytet.

Lajmi i plotë: https://gazetamapo.al/po-cu-bere-enver-djalin-kenge-e-valle-per-diktaturen-ne-korce/

Balkanweb/ Vota e shkodranëve zbulohet “Live” në televizion

Teksa qytetarët u janë drejtuar qendrave të votimit, në një nga televizionet e qytetit verior është transmetuar “Live” momenti i votimin nga dhoma e fshehtë.

Lajmi i plotë: https://balkanweb.com/fotot-vota-e-shkodraneve-zbulohet-live-ne-televizion/

BalkanWeb: Grushte e konflikte, ja ç’po ndodh në Durrës

Ka nisur me konflikte procesi i votimit në Katund të Ri të Durrësit, një bastion i së djathtës siç raporton “BalkanWeb”.

Mësohet se në një qendër votimi është thyer një kuti votimi dhe se policia ka arrestuar autorin. Ndërkohë në fshatin Qerret ka pasur një tjetër konflikt mes simpatizantëve të PS dhe kryetarit të njësisë Shaban Tafa.

Lajmi i plotë: https://balkanweb.com/lokalet-grushte-e-konflikte-ja-cpo-ndodh-ne-durres/

Lapsi.al/ Lazarati bojkoton votimet fasadë të Edi Ramës

Dy orë që nga nisja zyrtare e procesit të votimit, në Lazarat asnjë votues nuk është paraqitur ende për të votuar.

Lajmi i plotë: https://lapsi.al/2019/06/30/13224354/

Lapsi.al/ Mos i humbni fotot, Bert Ndrenika mund ta ketë ngrënë edhe një lugë çorbë të prishur

Lajmi i plotë: https://lapsi.al/2019/06/30/mos-i-humbni-fotot-bert-ndrenika-mund-ta-kete-ngrene-edhe-nje-luge-corbe-te-prishur/?fbclid=IwAR1Id0aWR46CS9nUeMseOdiFnfqFf2qT1qySCYGsgCL4EPjfyoLrmJqFiLM

Top Channel/ Zgjedhjet, në Finiq votojnë familjarisht

Në Kranë të bashkisë së Finiqit qytetarët po votojnë familjarisht. Pamjet e siguruara nga Top Channel tregojnë familjarët teksa votojnë së bashku.

Lajmi i plotë: http://top-channel.tv/2019/06/30/zgjedhjet-ne-finiq-raportohet-votim-familjar/

Top Channel/ Incidente në Berat dhe Shkodër, KQZ ndryshon vendndodhjen e QV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që në Shkodër të ndryshojë vendndodhjen për gjashtë Qendrat e Votimit.

Shkak për këtë janë bërë incidentet e ndodhura një natë më parë.

Lajmi i plotë: http://top-channel.tv/2019/06/30/incidente-ne-berat-dhe-shkoder-kqz-ndryshon-vendndodhjen-e-qv/

Top Channel/ Zgjedhjet e 30 qershorit: Në votime edhe prindër më fëmijë

Ditën e sotme zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor. Disa prej qytetarëve shihen në pamje të shoqëruar së bashku me fëmijët e tyre.

Lajmi i plotë: http://top-channel.tv/2019/06/30/zgjedhjet-e-30-qershorit-ne-votime-edhe-prinder-me-femije/

Syri.net/ Edhe në ditën e votimit PS shpërndan thasë me miell

Denocimi është bërë nga kryetari i PD Fier, Luan Baçi, i cili ka shpërndarë edhe videon dhe fotot ku makina e PS shpërndan thasë me miell në mes të ditës dhe në mes të votimeve…

Lajmi i plotë/ https://www.syri.net/politike/264004/video-edhe-ne-diten-e-votimit-ps-shperndan-thase-me-miell/

Syri.net/ Skandal tek Astiri/ Militantët e PS nxjerrin jashtë qendrës së votimit grupin e SYRI TV

Grupi i xhirimi i SYRI TV i pajisur me të gjitha lejet nga KQZ-ja nuk është lënë që të filmojë procesin e votimeve tek Astiri.

Lajmi i plotë: https://www.syri.net/politike/263978/skandal-tek-astiri-militantet-e-ps-nxjerrin-jashte-qendres-se-votimit-grupin-e-syri-tv/

Syri.net/ Komisioneri i PS i ndaloi të futen në QV, gazetari rrëfen si shmangu konfrontimin

Lajmi i plotë: https://www.syri.net/politike/263981/video-komisioneri-i-ps-i-ndaloi-te-futen-ne-qv-gazetari-rrefen-si-shmangu-konfrontimin/

Syri.net/ ‘Rama ik’, i zgjedhuri i PS rreh një fëmijë në Durrës

Militantët e Edi Ramës kanë bërë të paimagjinueshmen ditën e sotme. Kanë rrahur një fëmijë që ishte duke bërtitur ‘Rama ik’,.

Lajmi i plotë: https://www.syri.net/politike/263973/foto-rama-ik-i-zgjedhuri-i-ps-rreh-nje-femije-ne-durres/

TV KLAN/ Votim familjar në Gjirokastër, çifti kapet në parregullsi

Në Gjirokastër procesi i votimit ka nisur qetësisht. Deri në këtë orë, nuk vihet re një numër i lartë i votuesve. Megjithatë, kamera e ABC News ka filmuar një moment parregullsie.

Lajmi i plotë: https://tvklan.al/votim-familjar-ne-gjirokaster-cifti-kapet-ne-parregullsi-video/

TV KLAN/ Zgjedhjet monitorohen nga 1500 vëzhgues vendas e të huaj

Zgjedhjet e ditës së sotme do të monitorohen nga 1500 vëzhgues vendas e të huaj. Veç 250 vëzhgueseve afatshkurtër dhe 27 afatgjatë të OSBE/ODIHR-it, vëzhgues do të kenë edhe disa ambasada, si ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada britanike apo ambasada italiane.

Lajmi i plotë: https://tvklan.al/zgjedhjet-monitorohen-nga-1500-vezhgues-vendas-e-te-huaj/

Vizion Plus/ Ambasadori Soreca monitoron zgjedhjet: Nesër raporti!

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca, monitoroi procesin zgjedhor në qendrën e votimit, tek “Liceu artistik” në Tiranë.

Lajmi i plotë: https://www.vizionplus.tv/soreca-monitoron-zgjedhjet-neser-raporti/

Vizion Plus/ Hyn me armë në QV dhe kërcënon komisionerët, pranga 53 vjeçarit

Një person është vënë në prangat e policisë pasi ka thyer një kuti votimi në Durrës.

Lajmi i plotë: https://www.vizionplus.tv/hyn-me-arme-ne-qv-dhe-kercenon-komisioneret-pranga-53-vjecarit/

Shqiptarja.com/ Sqaron Elisa Spiropali: Ja përse votova

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka finalizuar votimin e saj ditën e sotme.

Në rrjetin personal Instagram, Spiropali ka publikuar një foto teksa shihet duke hedhur votën në kutinë e votimit.

Lajmi i plotë: https://shqiptarja.com/lajm/politika-voton-1#524316

Shqiptarja.com/ Armando Subashi për Report tv: Procesi i rregullt, më vjen mirë që PD na vëzhgon që të dokumentojë ato që thotë

Kandidati i PS për Fierin, Armando Subashi deklaroi për gazetarin e Report tv Kristaq Thano se deri më tani procesi i zgjedhjeve ka qenë i qetë teksa shtoi se deri në fund të procesit do ketë një surprizë për sa i përket pjesëmarrjes.

Lajmi i plotë:https://shqiptarja.com/lajm/sot-zgjedhjet-vendore-shqiperia-voton-pwr-61-kryebashkiaket-e-rinj#524342

Article Logic
Execution time: 0.0030379295349121