INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Voton dhe Sandër Lleshaj, për momentin vlerëson maturinë e shqiptarëve

Voton dhe Sandër Lleshaj, për momentin vlerëson maturinë e shqiptarëve

Publikuar më: 10:43 30-06-2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pasi ka votuar mbajti një fjalë ku vlerësoi se qytetarët po tregojnë maturi.

"Është një ditë e rëndësishme për shqiptarët. Pas një periudhe të ndërlikuar përgatitje, mund të themi se zgjedhjet po zhvillohen të lira dhe të qeta. Është një ditë e rëndësishme për shqiptarët. I bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre qytetare, aq më tepër që jemi në vigjilje të vendimit të madh për Shqipërinë për hapjen e ngociatave të anëtarësimit në BE. Ky është një proces i rëndësishëm në kontribut të dëshmimit se Shqipëria është një vend që meriton hapjen e negociatave, i cili mund të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të drejta,” tha Lleshaj.
Duke përfituar nga rasti ai ftoi dhe të gjithë qytetarët që përveç pjesëmarrjes të mundohen për të mbajtur mjediset e qeta dhe të sigurta në mënyrë që gjithkush të ushtrojë të drejtën e votës në këtë ditë të rëndësishme.

Article Logic
Execution time: 0.0038278102874756