INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Incidentet në qendrat e votimit, kërcënohen me armë komisionerët, procedohet një kryebashkiak [VIDEO]

Incidentet në qendrat e votimit, kërcënohen me armë komisionerët, procedohet një kryebashkiak [VIDEO]

Publikuar më: 09:39 30-06-2019

Shënohen edhe incidentet e para pranë qendrave të votimit.

Policia bën me dije se një person ka hyrë me armë në një qendër votimi në Katund Sukth në Durrës. Sipas bluve 53-vjecari Ramiz Bakanci është futur me armë zjarri në QV nr. 1521 dhe pasi ka kërcënuar me armë komisionerët ka marrë kutitë e votimit dhe ka hedhur materialet zgjedhore.

53-vjeçarit iu sekuestrua një armë zjarri automatik e modelit 56 me të cilën autori hyri në qendër votimi.

“Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit “, “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor” bën me dije policia.

Ndërkohë mësohet se është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e cila është nën hetim për pengim të zgjedhjeve.

"Procedohet Kryetarja Bashkisë Shkodër Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit" bën me dije policia.

Vijon...

Article Logic
Execution time: 0.0032060146331787