INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lokalet 2019/ Ndërkombëtarët në terren, kur priten raportet për ecurinë e zgjedhjeve

Lokalet 2019/ Ndërkombëtarët në terren, kur priten raportet për ecurinë e zgjedhjeve

Publikuar më: 12:42 30-06-2019

Ndërkombëtarët janë në terren në monitorim të zgjedhjeve vendore 2019 në Shqipëri.

Veç misionit të OSBE/ODIHR, këto zgjedhje edhe selitë diplomatike në vendin tonë kanë nxjerrë stafin e tyre në monitorim dhe vëzhgim të zgjedhjeve.

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones, është gjendur këtë mëngjes në shkollën Edit Durham për monitorimin e zgjedhjeve për të vijuar në qendra të tjera të votimit.

Edhe Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka inspektuar një prej qendrave të votimit në kryeqytet, te “Liceut Artistik”.

Soreca ka thënë se ndodhet sot në terren dhe nesër do të presë raportet. Edhe OSBE bëri me dije se nesër priten të dhënat paraprake të procesit të monitorimit.

“Jam këtu për të vëzhguar dhe nesër do të presim për raportet”, tha Soreca.

Ndërsa ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman ka qenë i pranishëm në Kamëz duke  cilësuar se  zgjedhjet po realizohen në një situatë e pazakontë e duke bërë thirrje për dialog.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105