INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A janë gati shqiptarët për anëtarësimin e vendit në BE, apeli i ambasadorit Soreca…

A janë gati shqiptarët për anëtarësimin e vendit në BE, apeli i ambasadorit Soreca…

Publikuar më: 13:45 06-05-2019

Duhet të punohet më shumë me të rinjtë që të zgjidhen problemet e emigrimit, ishte ky mesazhi që dha ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca duke prezantuar programin "Java Europiane”.

Teksa këtë muaj pritet që të publikohet edhe raporti Komisionit Europian për Shqipërinë, ambasadori bëri publike rezultatet e një sondazhi të realizuar me qytetarë shqiptarë dhe perceptimin e tyre për anëtarësimin në union. Dhe duket se pjesa më e madhe e shqiptarëve mendojnë se do të jenë më mirë nëse vendin bëhet pjesë e BE-së

Rezultatet treguan se ndjesia dominante për BE është pozitve, 88.8% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për BE. Vetëm 4% kanë mendim negativ.93% e shqiptarëve mbështesin anëtarsimin në BE. Sipas tyre kushtet që duhet të përmbush Shqipëria për anëtarësim janë në një linjë me kërkesat tona, zbatimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit reforma në drejtësi.Kjo do të thotë se reformat duhen bërë jo sepse i kërkon BE por i kërkojnë shqiptarët.60% e shqiptarëve besojnë se vendi është gati që të nis negociatat. 88% mendojnë se jeta e tyre do të përmirësohet nëse vendi bëhet anëtare e BE. Fushat ku qytetarët mendojnë se anëtarësimi do të sjell përfitime janë turizmi, investimet, zhvillimi infrastrukturës, arsimi etj

Ndërsa Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj u shpreh se Shqipëria pret që në fund të muajit raporti i Komisionit Europian të jetë dëshmi e përparimeve që ka bërë vendi ynë duke lënë të nënkuptohet se ndoshta negociatat nuk hapen në qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0033609867095947