INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/

KafeIN/"Eksploro Evropën", Fatos Tarifa: Kështjellë jo e lehtë për të të pranuar [VIDEO]

Publikuar më: 13:30 06-05-2019

Nuk jemi politikisht në Evropë, por jemi afër saj gjeografikisht.
Kështu është shprehur në emisionin "KafeIN" me moderatorin Flavio Qarri, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa.
Sipas tij, BE ende po e mban portën mbyllur për ne, por Evropa nuk është një kështjellë që mund të hysh lehtë.
"Edhe pse është një proces i gjatë për integrimin e tij, ne vetëm e kemi parë nga larg pasi të hysh në kështjellë ku ndodhet familja evropiane, nuk është e lehtë dhe jo vetëm për ne", tha ish-ambasadori Tarifa.
Tarifa ka theksuar se nëse shpërbëhet BE. Shqipëria duhet të përgatitet moralisht dhe politikisht për të mbijetuar në një Evropë post BE.
"Evropa është superfuqi e të drejtave të njeriut, jo ushtarake. Evropa nuk u bë dot si SHBA-të për të qenë një shtet i vetëm, ndaj e bën të pamundur kohezionion e saj në të ardhmen, është ende nën protektoratin e SHBA". tha diplomati i njohur Fatos Tarifa.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389