INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria në BE, ministri austriak garanton se po punojnë që të anëtarësohemi

Shqipëria në BE, ministri austriak garanton se po punojnë që të anëtarësohemi

Publikuar më: 10:51 26-04-2019

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka takuar hologun e saj austriak dhe më pas kanë mbajtur një konferencë për shtyp. Josef Moser tha se Shqipëria dhe Austria sapo kanë përmbyllur një projekt të rëndësishëm dhe janë duke punuar me projekte të tjera në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend anëtar në BE.
"Austrinë dhe Shqipërinë i lidh një miqësi disavjeçare dhe kjo miqësi është rritur vitet e fundit, ç'ka do të thotë se ne kemi nisur dhe kemi marrë projekte të reja, kemi marrë masa të reja për të forcuar shtetin e të drejtës ligjore, demokracinë dhe për të mundësuar në këtë rast që Shqipëria të bëhet vend anëtar në BE. Ne sot kemi mundësinë që në kuadër të këtij bashkëpunimi të mbyllim një projekt të rëndësishëm bashkëpunimi, një projekt binjakëzimi, i cili ka qenë një projekt për luftën kundër korrupsionit. Ka qenë një projekt i cili do ta bëntë më të besueshëm politikën dhe do të rriste besimin e qytetarëve në demokraci. U fol këtu edhe për projektin e vettingun. Është një projekt i cili ka nisur prej disa kohësh dhe është parashikuar që ai të vazhdojë minimalisht deri në vitin 2020 e përtej tij dhe kjo duhet theksuar se është edhe në këndvështrimin tonë se merret me rritjen e besimit në institucionet e drejtësisë dhe me kualitetin etik të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, sidomos në fushën e drejtësisë për të qenë një shtet i sigurt, një shtet serioz në kuadër të BE", tha ministri austriak.

Article Logic
Execution time: 0.0050439834594727