INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
May 'rrëzohet' nga Parlamenti. Çfarë ndodh tani me ‘Brexit’?

May 'rrëzohet' nga Parlamenti. Çfarë ndodh tani me ‘Brexit’?

Publikuar më: 09:24 13-03-2019

Parlamenti britanik ka hedhur poshtë planin e kryeministres Theresa May për shkëputjen nga Bashkimi Evropian. Votimi me rezultatin 391 kundër dhe 242 pro, ka gjasa ta vonojë procesin ‘Brexit’ ose ta çojë në dështim të plotë, shkruan “Zëri i Amerikës’. Votimi i së martës mbrëma ishte një goditje e fortë për Zonjën May dhe kërcënon pozitën e saj si kryeministre. Votimi e lë vendin pa ndonjë rrugë të qartë, vetëm 17 ditë përpara afatit përfundimtar për largimin nga Bashkimi Evropian. Parlamenti është thellësisht i ndarë për çështjen se si do të veprohet me procesin Brexit dhe nëse do të thirren zgjedhje të reja apo një referendum i dytë.

Por çfarë pritet të ndodh tani? Rezultati i votimit me siguri do të intensifikojë kërkesat që zonja May të japë dorëheqjen ose të thërrasë zgjedhje përgjithshme.
Shumë ligjvënës konservatorë do të dëshironin të zinin vendin e saj si udhëheqëse partiake dhe kryeministre, por deri tani nuk ka asnjë kandidat me peshë dhe rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme, nëse mbahen, është i paqartë. Plani i zonjës May, i negociuar me kujdes me Bashkimin Evropian, do të kishte përcaktuar kushtet për daljen e planifikuar të Britanisë më 29 mars.
Nëse Parlamenti nuk ndërmerr ndonjë hap tjetër, Britania do të largohet nga blloku në atë datë pa një marrëveshje.

 

Article Logic
Execution time: 0.00357985496521