INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipërisë i ikën truri. Vendi i fundit në rajon për kërkimin shkencor

Shqipërisë i ikën truri. Vendi i fundit në rajon për kërkimin shkencor

Publikuar më: 10:55 13-03-2019

Kërkimi i një jete më të mirë në Europë ka bërë shtresa më e arsimuar dhe më e përgatitur të ikë. Ky fakt është evidentuar si problem nga një studim rajonal në kuadër të projektit “Krijimi i sinergjisë në Ballkanin Perëndimor për forcimin e arsimit, kërkimit dhe shkencës”. Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perndimor, Shqipëria identifikohet me problematikën e ikjes së trurit.

Studimi citon se, ‘ky rezervuar’ gjithnjë në rritje i “trurit” shqiptar mund dhe duhet të mobilizohet në dobi të zhvillimin socio-ekonomik të vendit, veçanërisht nëse ekzistojnë kushte specifike.
Një tjetër specifik për Shqipërinë që nënvizohet në studim është buxheti që shkon për arismin dhe kërkimin shkencor. Vendi unë është e fundit në rajon për sa i përket shpenzimeve për kërkimin shkencor.
Për më shumë se një dekadë shpenzimet publike në arsim në krahasim me PBB (%) në Shqipëri nuk tejkalojnë 3.3%.
Ndërkohë, në studim theksohet edhe fakti se ligji për arsimin e lartë nuk është plotësuar ende me aktet nënligjore. “Edhe pse kanë kaluar tre vjet nga miratimi i ligjit, shumë çështje që kanë të bëjnë me aktet nënligjore dhe vakumi i krijuar në hulumtimet shkencore në IAL mbetet për t’u zgjidhur”.

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426