INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha publikon mesazhin e pazakontë të një gjimnazisteje në Kavajë

Berisha publikon mesazhin e pazakontë të një gjimnazisteje në Kavajë

Publikuar më: 12:02 24-02-2019

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një mesazh nga një nxënëse e një shkolle në Luz të Vogël, në Kavajë.  Gjimnazistja, veç problemeve të tjera, shkruan se gjatë javës që shkoi shkolla u mbyll për shkak të problemeve higjenike. 

“Jam një vajzë, gjimnaziste në shkollën e Luzit të Vogël. Gjimnazi jonë përballet me probleme të shumta si:
1/mungesa e transportit të nxënësve, mbi 70% e nxëënësve të shkollës së Luzit paguajnë çdo ditë 2 mij lekë të vjetra për transport,
2/ Mungojnë mjetet mësimore,
3/Mungojnë pajisjet për orën e edukimit fizik,
5/Mungojnë kompjuterat,
6/Në dimër përballemi me problemin e të ftohtit dhe jemi detyruar të blejmë rezistenca vet për ngrohje dhe në shumicën e rasteve kanë qenë jo funksionale pasi si ngrenë korenti,
7/Problemi kryesor është shfaqur javën e fundit pasi erdhën disa gra të shëndetësisë dhe kontrolluan nxënësit nga koka dhe vetëm me një shikim shumicën e nxënësve i nxorën të sëmurë me semundje dhe i shitën me detyrim disa ilaçe. Por kjo s’mjaftoi kurrë të nesërmen filloi kontrolli për morra dhe më shumë se 15 vajza i nxorën me morra dhe i larguan nga shkolla, gjë që çoi edhe në mbylljen e shkollës”, është një pjesë e mesazhit.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713