INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“250 shkolla janë mbyllur në 2018”

“250 shkolla janë mbyllur në 2018”

Publikuar më: 11:12 07-03-2019

Shumë prej shkollave gjatë viteve të fundit janë të mbyllura për shkak të emigracionit të familjeve shqiptare. Kjo është evidentuar sot dhe nga ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, që shkruan se gjatë vitit të shkuar janë mbyllur 250 shkolla në të gjithë vendin. “Boshatisen shkollat nga nxënësit dhe mësuesit. Vetëm në 2018 u mbyllen 250 shkolla. Shqipëria po zbrazet, nga mungesa e alternativës për të investuar e jetuar në këtë vend”, shkruan ish-deputetja, duke vijuar se, “Sipas të dhënave të INSTAT sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 30 për qind që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve, ndërsa numri i shkollave u reduktua me 35 për qind”.

Article Logic
Execution time: 0.0030689239501953